
Por si të matet efikasiteti dhe si të planifikohet e ardhmja e tij? Efikasiteti i arsimit kosovar duhet të matet me aftësinë konkurruese të “prodhimeve” të shkollave tona në tregun gjithnjë e më të madh e më të hapur për Kosovën. Është pak e rëndësishme se sa të diplomuar do të nxjerrë Kosova. I rëndësishëm do të jetë fakti sa do të jenë të përgatitur ata për t’u përballur me një treg që, për dije dhe profesionalizëm, ka kërkesa gjithmonë në rritje. Sa më shumë njerëz të jenë konkurrentë në treg, aq më efikas do të llogaritet arsimi kosovar. Harroni notat për momentin!
Për këtë arsye të fuqishme, planifikuesit e arsimit kosovar duhet të mbështeten, në parim, në dy shtylla kryesore: mendimin kritik dhe pajisjen e nxënësve dhe studentëve me “mjete” për gjetjen e informacionit të nevojshëm. Te kjo e fundit, për të qenë më i qartë, mjetet nuk nënkuptojnë vetëm pajisje të caktuara teknologjike, por metoda të hulumtimit, që mundësojnë gjetjen, filtrimin dhe analizimin e informacionit të nevojshëm për ne.
Asgjë 100%
Për më tepër, çfarëdo që diskutohet, çfarëdo informate që merret, pa marrë para sysh a është profesionale apo akademike, nxënësit mësohen që atë ta marrin me një dozë dyshimi. Dhe është po kjo dozë dyshimi që i shtyn ata të hulumtojnë më tepër dhe të punojnë më shumë, për të dokumentuar se ajo çfarë merret si e pranueshme deri sot, nesër mund të bëhet e papranueshme.
Nxënësit në Kosovë duhet të mësohen se mund të sfidojnë çdo gjë në aspektin shkencor dhe profesional. Kolegëve të tyre në perëndim iu përsëritet ky parim pothuajse çdo ditë në mënyra të ndryshme. Të gjitha zbulimet e deridjeshme dhe ato të sotshmet bëhen duke pasur për bazë këtë parim. Ju keni zbuluar diqka sot, por ndoshta e keni gabim. Deri sa unë të provoj se ju e keni gabim, zbulimi juaj do të mbetet i pranueshëm nga bota akademike dhe profesionale.
Ku është informacioni?
Natyrisht, kjo nuk nënkupton se nuk duhet të ekzistojnë një kufi elementar i dijes për të gjithë nxënësit që kalojnë nëpër shkollat tona. Pjesë të rëndësishme të historisë, një nivel i caktuar i gjuhës dhe i matematikës, dhe në përgjithësi një nivel elementar në fushat e shkencave shoqërore dhe natyrore duhet të jetë i obligueshëm për të gjithë. Madje, një investim më i madh në fushën e shkencave natyrore do të bëhet i detyrueshëm për kosovarët në të ardhmen.
Sidoqoftë, të dy këto shtylla, mendimi kritik dhe mjetet për gjetjen e informacionit të nevojshëm, janë në shërbim të eliminimit të një rreziku për arsimin kosovar: “produktit” të ngurtë, dëmi i të cilit ka një kohë që ka filluar të ndjehet. Sistemi i arsimit kosovar nuk guxon të nxjerrë në treg njerëz dija dhe informacioni i të cilëve përfundon atë ditë kur ka përfunduar shkollimi i tyre.
Për këtë arsye, në Kosovë ne kemi sot me mijëra raste të njerëzve të diplomuar plotësisht të paaftë në profesionin e tyre. Një politolog që ka mbaruar studimet në kohën e socializmit vetqeverisës në Jugosllavinë e Titos, por që dija e tij ka mbetur aty, nuk mund të jetë konkurrent në fushën e tij sot. I njejti parim vlen, për shembull, edhe për ekonomistët. Një ekonomist, dija e të cilit ka mbetur te ekonomia socialiste, nuk mund të pretendoj të jetë i një rangu me një tjetër, i cili vazhdimisht ka investuar në ngritjen e nivelit profesional në fushën e ekonomisë së tregut. Në kohën tonë, tregu bën rangimin e të diplomuarve. Ai përcakton dhe stagnimin eventual të tyre.
Stagnimi, apo mbetja e nxënësve, te informacioni dhe dija e ditës së fundit të shkollës do të vazhdojë të jetë e dëmshme për arsimin e Kosovës. Raste që e provojnë këtë ka mijëra në Kosovë. Kjo duhet të ndryshohet. Nëse nuk bindeni, vizitoni Universitetin e Prishtinës!
6 comments:
Tatjeta,
ke thanë qi Efikasiteti i arsimit kosovar duhet të matet me aftësinë konkurruese të “prodhimeve” të shkollave tona në tregun gjithnjë e më të madh e më të hapur për Kosovën.
Kjo s'asht mirë, sepse shkolla e arsimi nuk asht vend ku prodhohet për treg, por asht vend ku ndërtohet shoqnia, ku civilizohet individi, ku msohet se çka a mirë për t'mirën e te tanëve, ku diskutohet për mençuni, etikë, e ndjenja, e ku thjesht preket me synin e mendjes ditunia. N'shkollë msohet për Arkimedin, Platonin e Aristotelin, Njutonin e Ajnshtajnin, Mocartin e Betovenin, Darvinin e Paulingun, e jo për Bill Gejtsin.
Mu te kjo mëdyshje se çka a shkolla, demek a asht vendi ku prodhohen teknikët, mu kjo mëdyshje e ka prue arsimin kosovar n'mjerimin ku asht sot.
Teknikun ta mbaron fabrika, industria, privati, jo shkolla, sipas interesave t'industrisë e tregut.
Tana t'mirat,
Ardiani
Përshendetje,
Nuk mendoj se shkollat duhet të prodhojnë njerëz sipas interesave të industrisë së tregut. Shkollat duhet të prodhojnë njerëz që janë të aftë të kuptojnë se forcat e tregut do t’i seleksionojnë ata, prej momentit që ata përfudojnë shkollimin e tyre. E në në shoqëritë e hapura, tregu përcakton çdo gjë.
Po të mund ta quaja ndryshe, por jo treg, unë do t’i thoja garë. Ky ishte qëllimi. Në momentin kur njerëzit dalin jashtë universitetve atëherë ata së paku do të duhet të jenë në gjendje të kuptojnë se janë futur në garë. E kjo vlen për çdo fushë të jetës.
Në garë do të jetë edhe ai që ka studiuar Aristotelin, e edhe ai që kurrë nuk ka dëgjuar për të. Në garë do të futet edhe ai që është teknik e edhe ai që është teoricien. Kuptohet, secili në fushat e veta. Por, gara vlen për të gjithë. Këso lloj njerëzish duhet të përgatisin shkollat kosovare. Njërëz, të cilët do të jenë në gjendje t’i adaptohen kushteve të kësaj gare. Pra, nëse studentët tonë kuptojnë se ata janë vazhdimisht në garë dhe se suksesi apo mususkesi i tyre do të varet nga aftësia e tyre për të garuar, atëherë shkollat tona janë në rrugë të mirë.
Përndryshe, janë dy lloje njerëzish që prodhojnë shkollat nëpër botë: ata që janë në gjendje të aplikojnë dijen e marrë nga shkolla në jetën e përditshme, dhe ata që merren me teori. Kjo së paku ndodhë në shkencat sociale. Pra, universitetet ose prodhojnë njerëz që do të aplikojnë dijen e tyrë për çdo ditë ose të tillë që i përkushtohen plotësisht vetëm teorisë. Kjo do të thotë që shkollat e shkencave socile prodhojnë prodhojnë edhe teknikë. Nuk jam i sigurtë për shkencat natyrore.
Mendimi im është se problemi i shkollave tona nuk qëndron te paftësia e tyre për të prodhuar “jo-teknik”. Problemi është thelbësor: shkollat tona prodhojnë asgjë. Ato prodhojnë njerëz që nuk e dijnë as kush është Arsitoteli e as Bill Gates-i. Sikur të prodhonin vetëm teknikë, gjysma e së keqes do të eliminohej.
Me të mira,
Florenti
Tatjeta Florent,
e tregun kush e përcakton? Ke thanë qi Shkollat duhet të prodhojnë njerëz që janë të aftë të kuptojnë se forcat e tregut do t’i seleksionojnë ata... Përkundrazi, shkollat, n'mes shumë gjanave tjera ma t'randsishme, duhet m'i udhzue individët për me i pri tregut.
Nji send: pazari ka randsi shumë t'vogël për shkollën.
Tana t'mirat,
Ardiani
Pazari mund të ketë rëndësi të vogël për shkollën, por shkolla duhet të përgatisë njerëz për këtë pazar.
Po kthehem edhe njhëherë te koncepti. .."shkollat, n'mes shumë gjanave tjera ma t'randsishme, duhet m'i udhzue individët për me i pri tregut". Çka unë po provoj të them, është fakti se, në mes tjerash, edhe këta individë që duhet t’i prijnë tregun, menjëherë pas shkollës, janë në garë të paevitueshme me njëri tjetrin. Për shembull: Cili prej tyre do t’i prijë tregut më mirë?!
Kjo lloj gare, që do të duhej të nxjerrë në sipërfaqe më të sukseshmin, e shtyn shoqërinë përpara. E njerëzit për këtë lloj të garës, duhet të përgatiten në shkolla. Kush mbetet i fundit humb. Fitues është i pari. Ai e merr medaljen e artë. Ata që vijnë pas tij, marrin më pak. Ata në fund, diskualifikohen.
Këto forca seleksionuese janë të paevitueshme. Është “dora e padukshme” e Adam Smithit.
Përveç kësaj, unë mendoj se ky parim vlen edhe brenda vet shkollës.
Nuk e di nese dikush prej OSBE-se po e lexon kete blog apo kane mberri ne te njejtin perfundim ndaras prej Florentit.
OSCE Mission encourages lifelong learning in Kosovo
vec ta lo nji koment te shkurte se s'kom kohe
.....
po e marr nji rast ekstrem ...
Lebron James para dy viteve ka qene "rookie" ne draftin e NBA..
atehere ishte 18 vjec sa e kishte mbaru shkollen, si nje rast i rralle kaloj nga "high school" ne NBA. ...basketbollin e mesoj ne lagje (me siguri) dhe fale talentit dhe lojes qe tregoi ne lojerat per shkollen e tij ai sot eshte aty ku eshte. shkolla ja dha kete mundesi. Ai fiton me miliona...
a mujim me thane qe ne kete rast shkolla ka punu per treg, ka dale nji basketbollist i madh qe padyshim fiton miliona...por qe s'i han hiq per Arkimedin, Platonin, Ajnshtajnin, Darvinin.
Por ai eshte YLL dhe njerezit dojne mi pa tu luejt...njereezit kenaqen ,,,njerezit e konsumojne ate...
une jam i sigurte se ai nuk ka me mujt me mbrri ne ate stad qe m'i kuptu randesine e shkollles...se shkolla e ka mbajt ma shume ne stervitje...dhe kur e ka pa qe asht potencial ja ka leju edhe naj note te dobet ...vec le te vazhdon me finta dhe le t'i rritet kercimi...
s'po shkruj ma teper se tu i pa edhe postimet tjera... ata qe e lexojne besoj qe vec e kane te qarte cka po du me thone...
tentova qe ne menyre te pazakonshme m'i bo nji paralelizem (nese muj mi thone )...
edhepse temen e bajta ne nji kontinent tjeter...s'besoj qe kom shku shume larg diskutimit...
tekefundit debate te tilla jane tu ba atje e na vec kemi m'i importu ato kur te vjen vakti ...
kur vjen vakti????
nuk e di....
Post a Comment